Në emisionin EURO n’T7 është diskutuar plani i Lidhjes Demokratike të Kosovës për sektorin e energjisë dhe dështimet e qeverisë aktuale në këtë sektor.
Plani i LDK-së për ndërtimin e centralit të ri me gas janë që ai të ndërtohet në qytetin e Ferizajt, për dallim që deri më tash secili plan ka qenë që centralet e reja të ndërtohen në Obliq. Visar Azemit i cili është edhe njëri nga projektuesit e planit të LDK-së pë energji tregon pse partia e tij ka zgjedhur qytetin e Ferizajt për ndërtimin e centralit të ri.
“Propozimi ynë bashkë me kryetarin Abdixhiku është që lokacioni për ndërtimin e centralit të ri me gas amerikan të jetë qyteti i Ferizajt. Arsyeja është që gypat do të vijnë nga Greqia dhe do të ndalen në Ferizaj, pse me ardh deri në Prishtinë, prandaj nga aty t’i ipet energji krejt Kosovës. Pastaj Ferizaj është qyteti i dytë pas Prishtinës me kontribut të bizneseve në arkën e shtetit dhe është zgjidhja më e mirë për ndërtimin e centralit të ri”, ka pohuar Azemi.
Valon Berisha ekspert i energjisë është habitur me zgjedhjen e LDK që Ferizaj të jetë qyteti ku duhet ndërtuar centrali i ri, megjithatë beson se ky qyteti është zgjedhur pas analizave financiare dhe se ndërtimini tij centrali varet nga vullneti politik.
“Unë nuk jam kundër asnjë projekti të ri për prodhim të energjisë elektrike e në asnjë mënyrë të atyre projekteve që bëhen në bashkëpunim me shtetin amerikan. Ky projekt i LDK për centralin me gas mund të realizohet vetëm nëse ka vullnet politik dhe që pushtetin në këtë rast ta merr vet LDK-ja”, ka thënë Berisha.
Ndërtimi i kapaciteve të reja sipas ekspertëve por edhe vet LDK-së në këtë rast është zgjidhja e vetme për të ikur varësisë nga importi