PDK-ja e fton në interpelancë Kurtin, insiston në shkarkimin e Berishajt

by informim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka ftuar kryeministrin Albin Kurti në interpelancë për ambasadorin Martin Berishaj, i dyshuar për përfshirje në një skandal financiar në Slloveni.

Lajmin për thirrjen e Kurtit në interpelancë në Kuvendin e Kosovës, e ka bërë të ditur sot Abelard Tahiri, kreu i Grupit Parlamentar të PDK-së.

banner

Në një paraqitje para mediave në kuvend, ai tha se ambasadori i Kosovës në Kroaci është përfshirë në një “mega-skandal”.

Sipas Tahirit, kryeministri Kurti duhet të japë sqarime për mos-shkarkimin e Berishajt.

“Sa i përket çështjes së Martin Berishajt, ju njoftoj se kryetari Memli Krasniqi ka bërë një kërkesë për interpelancë për kryeministrin lidhur me mosveprimin e tij që ta shkarkojë z. Berishaj. Ju e dini që z. Berishaj është përfshirë në një mega-skandal financiar. Kryeministri Kurti, është duke tentuar ta amnistojë atë”, tha Tahiri.

Megjithatë, kjo interpelancë nuk do të ndodhë sepse nuk do të ketë seancë të re në Kuvendin e Kosovës këtë javë.

Të hënën, ka dështuar të caktohet seanca e radhës e kuvendit për shkak të dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Ishte një dështim i radhës i mbledhjes së Kryesisë. Dështimi i mbledhjes parlamentare është një dështim i radhës”, tha Tahiri i PDK-së.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy