Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër pas aktit të Gëzim Sveçlës shef i GP të VV, në sallën e objetktit komunal të Prishtinës, ku shihet duke shkatërruar pajisjet në këtë sallë.
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi i ka akuzuar për bllokim të projekteve të kryeqytetit.
Ajo bëri thirrje që në zgjedhjet e 9 shkurtit VV të ndëshkohet me votë.
Postimi i plotë:
E vandalizuan Kuvendin e Republikës për disa vite, tani e vandalizuan Kuvendin e Kryeqytetit. I bllokuan qytetarët për të lëvizur në Bashkimin Evropian për disa vite, e tani po tentojnë t’i bllokojnë projektet e Kryeqytetit.
Ndryshimi është i domosdoshëm!