90
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica Xhelili ka reaguar pas vandalizimit të salles së mbledhjeve në Komunën e Prishtinës nga asamblisti i VV-së, Gëzim Sveçla pasi Kuvendi miratoi buxhetin.
Kica Xhelili përmes një postimi në Facebook është shprehur se kjo është “fytyra e Lëvizjes Vetëvendosje”.
“SHKATËRRIM; DEMOLIM; DHUNË. FYTYRA E LËVIZJES VETËVENDOSJE. Sveçla në aksion. Asgjë e re! Këta veç për shtet s’e kanë, as s’e paskan pasur kurrë!”, ka shkruar Kica Xhelili në Facebook.