58
Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj u deklarua i pafajshëm në paraqitjen e tij në Gjykatën Speciale.
“Po. Do të deklarohem”, i tha ai gjykatëses së procedurës paraprake. “Deklarohem plotësisht i pafajshëm”.
Kilaj u arrestua të enjten lidhur me një aktakuzë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Në operacionin e së enjtes u arrestuan edhe ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu