Ministri i Mbrojtjes në Mal të Zi, Dragan Krapoviq, në konferencën për media tha se 30 ditë paraburgim për ushtarët në Kosovë janë shumë. Ai gjithashtu bëri thirrje për lirimin e tyre.
Ai ka folur edhe për statusin e ushtarëve të arrestuar në Kosovë, duke thënë se shërbimet kompetente të Ministrisë së Mbrojtjes janë duke bërë aktivitete për të përcaktuar të gjitha faktet dhe rrethanat që kanë të bëjnë me ngjarje konkrete dhe se ende nuk do të konkludojë asgjë përfundimtare.
“Mendoj se 30 ditë paraburgim janë shumë kur bëhet fjalë për këta njerëz, ushtarë, ushtri të Malit të Zi që mund të kenë bërë ndonjë shkelje, pakujdesi e kështu me radhë, dhe do të bëja thirrje që të lirohen dhe të kthehen në shtëpi” tha Krapoviq.
Ai tha se kontaktet me vendet e tjera bëhen përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme.
“Sigurisht që ne komunikojmë brenda vendit dhe me Ministrinë e Jashtme dhe me organet e tjera brenda Ministrisë së Mbrojtjes dhe kaq. Ne nuk kemi autoritet të veprojmë në këtë kuptim ndaj vendeve të tjera”, tha ai.
Para pak ditësh dy pjesëtarët e Ushtrisë së Malit të Zi (MCG) të arrestuar së fundmi në Kosovë do të suspendohen dhe do të fillojë procedura disiplinore për mosinformimin e eprorëve të tyre se do të udhëtojnë jashtë vendit, mëson jozyrtarisht “Vijesti”.
Burimet e gazetës kanë thënë se Rajko Krivokapiq dhe Dragutin Lalatoviq nuk e kanë njoftuar komandantin e tyre se do të shkojnë në Kosovë, gjë që janë të detyruar ta bëjnë sipas ligjit.
Krivokapiq (34), Lalatoviq (24) dhe Marinko Jovanoviq (24) në nëntor janë privuar nga liria në afërsi të Manastirit të Deçanit për shkak se dyshohet se kanë shkruar “Kosova është Serbi”.
Pas një paraburgimi dyditor, Gjykata Themelore në Pejë u ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Prokuroria e Themelore e Pejës i akuzon se kanë kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës.
Një burim ka thënë se Krivokapiq dhe Lalatoviq nuk do të vijnë në punë gjatë pezullimit dhe se do të marrin dy të tretat e pagës.
“Vijesti” mësoi jozyrtarisht se njëri nga ushtarët e arrestuar ishte në pushim mjekësor që nga tetori, ndërsa tjetri kishte marrë pushim mjekësor menjëherë para incidentit në Kosovë dhe se deri atëherë ishte me pushime
Sipas ligjit, një person që shërben në ushtri mund të udhëtojë jashtë vendit, por duhet të raportojë udhëtimin tek “një epror në një pozicion direkt në varësi të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Republikës”. …”Shefi i Shtabit të Përgjithshëm mund të kufizojë udhëtimet jashtë vendit për shkak të nevojave të shërbimit dhe në kushte lufte apo gjendje të jashtëzakonshme mund të dilni jashtë vetëm me miratimin e ministrit të Mbrojtjes.
Ministria e Mbrojtjes nuk i është përgjigjur pyetjes së “Vijesti” nëse dy ushtarët kanë njoftuar udhëtimin jashtë shtetit tek eprorët e tyre.
Bashkëbiseduesi i “Vijesti” thotë se shefi i Shtabit të Përgjithshëm Zoran Lazareviq ka kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes që përmes Ministrisë së Jashtme të kërkojë njoftim zyrtar për arrestimin dhe ndalimin e Krivokapiqit dhe Lallatoviqit dhe se janë në pritje të atij dokumenti për të filluar procedurën.
“Procedimi disiplinor nuk mund të fillohet në bazë të raportimeve të mediave”, ka thënë burimi i “Vijesti”.
Krivokapiq (34), Lalatoviq (24) dhe Marinko Jovanoviq (24) në nëntor janë privuar nga liria në afërsi të Manastirit të Deçanit për shkak se dyshohet se kanë shkruar “Kosova është Serbi”.
Pas një paraburgimi dyditor, Gjykata Themelore në Pejë u ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Prokuroria e Themelore e Pejës i akuzon se kanë kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës