Në drejtim të policisë në Mitrovicën e Veriut u hodhën mjete piroteknike e shishe qelqi

by Nexhat

Mbrëmë pas mesnate në Mitrovicën e Veriut në afërsi të Policisë së Kosovës janë hedhur mjete piroteknike e shishe të qelqit.

Për rastin ka folur zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

banner

Elshani konfirmoi se rasti është duke u hetuar, ndërsa për hedhjen e mjeteve piroteknike tha:

“Ka pasur hedhje të mjeteve piroteknike, në një rrugë në Mitrovicë të Veriut nga një ndërtesë në afërsi tek Policia e Kosovës. Ka pasur hedhje edhe shishe të qelqit. Kemi biseduar me gjithë banorët që kanë qenë në atë ndërtesë”.

Nga ky incident nuk ka persona të lënduar dhe rasti është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.

“Situata vazhdon të jetë e qetë, por delikate në veri. Kudo që e kemi parë të arsyeshme kemi vendosur pjesëtarë të PK-së”, u shpreh Elshani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy