Hipper para takimit në Bruksel: Dialogu, çelësi për BE

by Nexhat

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Kosovën dhe Serbinë se dialogu është rruga e vetme për të dyja palët që aspirtojnë anëtarësimin në BE.

Zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper, tha se presin zbatim të të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

banner

“Bashkimi Evropian dhe Shtetet Anëtare të tij presin që palët të zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e kaluara. Rruga drejt Bashkimit Evropian për të dyja palët kalon përmes dialogut të lehtësuar nga BE”, tha ajo për rtv21.

Zëdhënësja e BE-së, Hipper, konfirmoi se takimi i radhës midis kryenegociatorëve do të mbahet më 17 dhjetor dhe se për këtë takim, siç tha, palët e kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Sipas saj, në këtë takim përveç tjerash do të diskutohet edhe zbatimi i marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi.

“Takimi i radhës i kryenegociatorëve do të zhvillohet më 17 dhjetor, palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe do të shqyrtojnë një sërë çështjesh, duke përfshirë zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, tha Hipper

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy