Maqedonci priti në takim lamtumirës atasheun ushtarak të Republikës Federale të Gjermanisë

by Nexhat

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot priti në takim lamtumirës atasheun ushtarak të Republikës Federale të Gjermanisë, nënkolonel Oliver Palkowitsch.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë këtij takimi, ministri Maqedonci vlerësoi lart shërbimin dhe kontributin e nënkolonel Palkowitsch në realizimin e planit bilateral me Forcat e Armatosura të Gjermanisë, mbështetjen për avancimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve.

banner

Në shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij të përkushtuar, ministri e nderoi nënkolonelin me një certifikatë falënderimi.

Ministri Maqedonci i uroi nënkolonel Palkowitsch suksese në detyrën e tij të re dhe shprehu mirënjohjen e institucioneve të Kosovës për kontributin e dhënë.

Gjithashtu, ai i uroi mirëseardhje dhe suksese në detyrë pasuesit të tij, nënkolonel Marc Abendroth, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me Gjermaninë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy