PRIZREN/ Arrestohet në flagrancë një person për fajde në, Prokuroria jep detaje se si ofroi fajde me kamatë deri në 25 për qind

by Nexhat

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për fajde, F.Sh.

Ai dyshohet se nga muaji shtator i vitit 2023 e deri në ditën e arrestimit “duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të personit të dëmtuar, varfërinë dhe papërvojën e tij, në atë mënyrë që pasi i dëmtuari – viktima, A.Z., nuk kishte pasur mundësi t’ia kthejë një borxh në shumën prej 70,000.00 €, të cilin borxh i detyrohej të pandehurit F.Sh., pasi që ky i fundit gjatë muajit Janar të vitit 2024, përmes një programi elektronik të lojërave të fatit, i kishte mundësuar të dëmtuarit të luaj bixhoz të paligjshëm, ashtu që në momentin kur viktima kishte hasur në vështirësi që t’ia paguajë borxhin, i pandehuri arrin ta bindë viktimën që në emrin e tij do të angazhohet dhe t’ia sigurojë paratë, në mënyrë që t’ia krijojë kushtet të njëjtit për kthimin e borxhit”.

banner

“Në këtë rast i pandehuri i arrestuar, i ofon viktimës para me fajde – me kamata të paligjshme fillimisht prej 15% pastaj 20% e deri në 25%, kështu duke i shkaktuar viktimës dëm të konsiderushëm pasuror, i cili nuk kishte arritur t’ia paguajë shumën e mbetur të kamatës, gjegjësisht totalin e kamatës nga të gjitha huazimet e të hollave me fajde, që nga periudha e muajit Shtator të vitit 2023, e cila kap vlerën e përgjithshme prej 81,400.00 €.”

Ai u arrestua në flagrancë nga ana e Policisë së Kosovës duke pranuar të holla nga viktima në emër të kamatave të paligjshme me të cilat e kishte ngarkuar të njëjtin.

Ndaj tij është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy