Kurti takohet me kryetaren e Johnston të Iowas, ZKM: Theksoi bashkëpunimin, partneritetin e aleancën e ngushtë me SHBA-në

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në takim kryetaren e qytetit të Johnston në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Paula Dierenfeld.

Zyra e Kryeministrit tha se “biseduan për marrëdhëniet e mira mes Iowa-s dhe Kosovës dhe miqësisë sonë, gjersa trajtuan mundësitë për thellim të bashkëpunimit në fusha si agrikultura, arsimi, mbrojtja dhe sporti”.

banner

“Kryeministri Kurti e njoftoi për zhvillimin ekonomik e progresin demokratik të vendit në katër vitet e fundit, duke veçuar dhe investimet e avancimet në fushat e shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes. Shtoi se Kosova është edhe shtëpi e organizimeve të rëndësishme sportive, gjersa po përgatitemi për mbajtjen e Lojërave Mesdhetare 2030 dhe ndërkohë që në korrik të vitit të ardhshëm do mirëpresim Kampionatin Evropian në volejboll për grupmoshat U16 të vajzave së bashku me Shqipërinë”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Përgjatë takimit, ZKM thotë se “Kurti theksoi dhe bashkëpunimin, partneritetin e aleancën e ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ndër projektet e përbashkëta madhore është edhe programi Kompakt i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, MCC, si investim në energjinë e ripërtërishme përmes baterive për ruajtjen e energjisë, në vlerën prej 236.7 milionë dollarësh”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy