Osmani takohet me ministrin hungarez, thotë se Kosova është e përkushtuar për hetim të plotë të sulmit në Zubin Potok

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ministrin hungarez për Çështjet e Bashkimit Evropian, Janos Boka, me të cilin kanë diskutuar për situatën aktuale politike dhe të sigurisë, forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, procesin e integrimit evropian dhe stabilitetin rajonal.

“Presidentja Osmani theksoi se Kosova është shembull pozitiv në rajon, pasi ka bërë hapa të rëndësishëm në forcimin e sundimit të ligjit, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, përmirësimin e transparencës dhe promovimin e qeverisjes së mirë.”

banner

Osmani ka thënë se Kosova është e përkushtuar për integrim evropian dhe i kërkoi Bokas mbështetje për avancimin e aplikimit të Kosovës për statusin e vendit kandidat për BE.

Ajo shtoi se është e nevojshme që të hiqen masat e BE’së ndaj Kosovës.

“Sipas Presidentes Osmani, përkushtimi i Kosovës për integrimin evropian mbetet i fuqishëm, teksa po vazhdohet të punohet në drejtim të përmbushjes së kritereve të anëtarësimit në BE, ndaj kërkoi mbështetje për avancimin e aplikimit të Kosovës për statusin e vendit kandidat për BE. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ritheksoi nevojën e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat përveç se janë të pa drejta, prekin direkt interesin e qytetarëve të Kosovës, pa dallim.”

Gjithashtu Osmani ka thënë se Kosova është e përkushtuar për hetim të plotë e profesional të sulmit terrorist në Varagë të Zubin Potokut.

“Ndërkaq në raport me zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, në veriun e vendit, Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e Kosovës për një hetim të plotë dhe profesional të sulmit terrorist ndaj infrastrukturës vitale, i cili kishte për qëllim dëmin direkt në jetën e qytetarëve. Presidentja Osmani theksoi nevojën e qëndrimit unik të bashkësisë ndërkombëtare në mënyrë që të shmanget përsëritja e sulmeve të tilla terroriste nga bandat kriminale, të cilat mbështeten, trajnohen dhe financohen nga Serbia.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy