Gati 2 vjet pas marrëveshjes Kosovë -Serbi, Gërvalla: Heqja e njohjes së ndërsjellë i hapi perspektivë Vuçiqit ta injorojë realitetin

by Nexhat

Donika Gërvalla, Ministre e Jashtme ka kritikuar Bashkimin Evropian në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Sipas saj, të emëruarit e Brukselit për dialogun kanë bërë gabime, .

Ajo ka thënë edhe se, zëvendësimi i kësaj njohjes së ndërsjellë me atë ‘de facto’, i ka hapur perspektivë Vuçiqit që ta injorojë realitetin që Kosova është shtet sovran.

banner

‘‘Nuk është asnjë lloj sekreti që në dallim nga kryeqytetet e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, institucionet e BE-së në Bruksel sidomos zyra e përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme, përmes përfaqësuesit që kanë zgjedhur si ndërmjetësues të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka bërë gabime të njëpasnjëshme në këtë proces. Nuk e kemi fshehur asnjëherë. Gabimet kane ndodhur në vazhdimësi sepse nuk ka pasur një strategji një vizion të qartë se si mund të zhvillohet ky dialog. Fakti që është hequr nga tavolina njohja e ndërsjellë dhe është zëvendësuar me një njohje de facto apo të çfarëdo lloj natyre, i ka hapur perspektivë Vuçiqit që të injorojë realitetin i cili është që Kosova është sovrane’’, ka thënë mes tjerash ajo në Top Channel.

Pikërisht për marrëveshjen bazike të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë Kryeministri Kurti në mars të vitit 2023 kishte deklaruar se është njohje e ndërsjellë de-facto.

“Kjo është njohje de-facto në mes Kosovës e Serbisë. Sot mund të themi që e kemi edhe aneksin e zbatimit përcjellës, por i ikën nënshkrimit të marrëveshjes bazë, e i ikën edhe nënshkrimit të aneksit”, ishte shprehur Kurti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy