64
Është arrestuar një person në Vlorë, pasi i njëjti dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 20 vjeçare me probleme mendore.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se ai ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj saj, shkruan Abcneës.al, .
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë ndaluan shtetasin F. H., 57 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me një 20-vjeçare që vuan nga probleme të shëndetit mendor”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.