‘Drama’ e Konjufcës në Kuvend, Hovenier: Ishte për të ardhur keq

by Nexhat

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, thotë se situata e javës së kaluar në Kuvend, ku deputetët e Listës Serbe u penguan të marrin pjesë në seancë nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ishte për të ardhur keq.

Ai gjithashtu shprehu shqetësim për faktin se përfaqësuesit e komuniteteve, të cilët janë zgjedhur për të përfaqësuar interesat e njerëzve të tyre, pengohen t’i ushtrojnë këto detyra.

banner

“Mendoj se ajo ishte për të ardhur keq. Në fund, askush nuk u duk mirë. Është për të ardhur keq nëse një seancë e Kuvendit pezullohet për atë që duket të jetë një përpjekje për të mos lejuar përfaqësuesit e zgjedhur të kryejnë funksionet e tyre. Nga ana tjetër, është gjithashtu shumë për të ardhur keq që përfaqësuesit e zgjedhur që janë atje për të promovuar interesat dhe për të çuar përpara interesat e popullit të tyre, zgjedhin të mos i ushtrojnë ato të drejta”, tha Hovenier.

Ai tha se kjo situatë nuk pasqyron aspiratat demokratike të synuara kur u negocionin dispozitat për përfaqësimin e pakicave.

“Ky nuk është gjithashtu premtimi i demokracisë që do të shpresonim të shihnim, sigurisht në kohën e Ahtisarit kur po negocionim dispozitat për vendet e caktuara për përfaqësuesit e pakicave në parlament. Shpresonim, prisnim që ata të përdornin kapacitetin e rolit të tyre si deputetë të Kuvendit për të trajtuar në mënyrë afirmative shqetësimet e komunitetit të tyre dhe për t’i avancuar ato. Kështu që e gjithë kjo gjë ishte për të ardhur keq”, tha Hovenier ne Atv.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy