Përfaqësues të Listës Serbe janë takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe siç ka bërë të ditur kryetari i kësaj liste, Goran Rakiq, në takim kanë folur për situatën në veri të Kosovës.
“Ne e informuam presidentin për gjendjen në secilën komunë dhe i sollëm videot se tregojnë qartë se dy bashkëqytetarët tanë të arrestuar në asnjë mënyrë nuk kanë marrë pjesë në trazira dhe as nuk kanë kërcënuar askënd, kanë bërë rezistencë pasive”, tha Rakiq.
Rakiq thekson se kanë kërkuar nga Vuçuqu dhe drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, që siç tha ai, të ushtrojnë autoritetin e tyre tek përfaqësuesit ndërkombëtarë që “ të arrestuarit” të lirohen sa më pare, shkruan Kosova-online,
“Përsëritem kërkesat tona që i kemi paraqitur Lajçakut dhe Escobarit që Asocioacioni të formohet sa më parë dhe statuti i tij të miratohet nga Prishtina, Beogradi dhe BE-ja”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër, ish-kreu i komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviq, ka thënë se do t’i vazhdojnë protestat para objekteve të komunave veriore.