Gëzim Sveçla del para Gjykatës – Prokuroria kërkon që t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak

by Nexhat

Asamblisti i VV-së, i cili para pak ditës demoloi mikrofonin në sallën e mbledhjeve të komunës së Prishtinës, është dërguar në Gjykatë, ku edhe pritet të mbahet seancë dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë, .

Në lidhje më këtë, Prokuroria Themelore e Prishtinës, në një përgjigje për Express, ka thënë do të kërkoj caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj tij.

banner

I njëjti, nga prokuroria është thënë se hetohet për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

‘‘Ju njoftojmë se prokurori i rastit në këtë çështje penale ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321 i KPRK-së, si dhe ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të dyshuarit, si masë për sigurimin e prezencës së tij në procedurë penale dhe se do të ndërmerren me kohë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast’’, është thënë nga Prokuroria.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy