Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për qasjen ndaj minatorëve dhe kompanisë “Trepça”.
Ai ka bërë me dije se “Trepça” është pasqyra e dështimit të Qeverisë Kurti.
Në profilin e tij në “Facebook”, Shala ka shkruar se minatorët meritojnë më mirë.
“Minatorët e Trepçës janë trajtuar shumë keq nga kjo qeveri. Qeveria ka manovruar me pozicionet e tyre të punës dhe nuk ua ka realizuar kërkesat sociale. Për më tepër, i ka fajësuar ata në vend të menaxhmentit e bordit që vetë i ka emëruar. E gjithë Trepça është në gjendje të rëndë: prodhimi ka rënë, investim kapital nuk ka, kurse pajisjet janë amortizuar. Trepça sot është pasqyra e dështimit të kësaj qeverie. Trepça meriton dhe mundet më mirë!”, ka shkruar Shala