57
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, të mërkurën ka njoftuar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ftuar nga Gjykata Speciale si dëshmitar.
Kjo ka bërë që LVV të pretendojë se ftesa e Kurtit lidhet me zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Këtij pretendimi i është bashkuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.
Ai në profilin e tij privat ku herë pas herë komenton disa zhvillime shpërndau postimin e Kryeziut.
“Pse kjo nguti i nderuar prokuror? Fushata fillon ne janar”, ka shkruar Bislimi në postimin që e shpërndau.