Kosova dhe Britania bashkëpunojnë në luftën kundër krimit të organizuar

by Nexhat

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim Sekretarin e Përhershëm të Mbretërisë së Bashkuar, Simon Bridley.

Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjatë takimit kanë rikonfirmuar bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar.

banner

“Rikonfirmuam përkushtimin e plotë për bashkëpunim të mëtejmë në luftën kundër krimit të organizuar, për çka i jemi gjithmonë mirënjohës gjithmonë Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e tyre pa kursim në këtë drejtim”, ka shkruar Sveçla,.

Edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka njoftuar se Britania dhe Kosova janë partnerë në luftimin e krimit.

Në një postim në platformën X, nga kjo ambasadë njoftojnë se Sekretari i Përhershëm, Simon Ridley, diskutoi sot me ministrin e Brendshëm të Republikës së Kosovës, Xhelal Svecla, drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe drejtorin e Doganës së Kosovës Agron Llugaliu për angazhimin e përbashkët për të luftuar krimin e organizuar transnacional.

“Rritja e bashkëpunimit tonë e bën më të vështirë veprimin e kriminelëve”, thuhet tutje në postim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy