109
Deputetja e VV’së, Tinka Kurti ka njoftuar se nuk do të rikandidojë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ajo përmes një shkrimi në Facebook tha se do ta vazhdojë angazhimin në Vetëvendosje si anëtare e Kryesisë dhe si aktiviste.
“Kur i jam bashku Lëvizjes nuk e kam mendu të bëhem deputete por që Lëvizja të fitojë. Ai motiv vlen sot për të gjithë ne në Lëvizje, të shumtët jashtë 110 kandidatëve. Në këto zgjedhje me mish e me shpirt VETËVENDOSJE!”, tha Kurti.