Një pjesë e konsiderueshme e aseteve kritike për vendin ndodhen në veriun problematik, përfshirë Ujmanin, hidrocentralin në këtë liqen dhe kanalin e “Ibër Lepencit” që sjell ujin nga këtu në pjesën tjetër të vendit.
Gjithashtu, këndej pari ka edhe infrastrukturë tjetër të rëndësishme, sikur janë rrugët dhe urat. Ato, pas Varagës, po ruhen pandërprerë.
Kujdes 24 orësh po shfaqet edhe pika tjera të ndjeshme. Akti terrorit ndaj kanalit të ibër-lepencit ishte sulmi i tretë terrorist në veri të Kosovës, vetëm në nëntor.
Pak ditë më parë u sulmuan me granata dore ndërtesa e komunës dhe stacioni i policisë në Zveçan. Në këtë pjesë të Kosovës, nga grupet kriminale, janë atakuar edhe sektorë tjerë të infrastrukturës kritike.
Në disa raste u prenë kabllot të rrjetit telefonik që po shtrihej për t’u dërguar në institucionet e reja shtetërore në ndërtim.
Vëmendje po kërkohet edhe për raste tjera. Të ditën e dhjetë të dhjetorit, ministri i brendshëm paralajmëroi për sulme të reja të grupeve kriminale. Një i tillë, siç u tha, tashti, mund të ndodh jo në veri, por në jug të Kosovës.
Fakti se u përmend gjeografia për një tjetër atak, është sinjal që shteti mund ta parandalojë atë. Se çfarë do të ndodh, mbetet të shihet