Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Svelça, ministrin Murati dhe Hajdari kanë udhëtuar për një vizitë zyrtare në Kroaci ku do të takohen me krerët e shtetit kroat, shkruan Express.
Siç ka njoftuar Zyra për Media e kryeministrit, Kurti pas Kroacisë do të udhëtojë edhe për në Slloveni.
Në të dy shtetet, do të nënshkruhen marrëveshje në fushën e sigurimeve sociale, për njohje të ndërsjellë të patentëshoferëve, për bashkëpunim në mbrojtje nga fatkeqsië natyre, teknike e teknologjike dhe bashkëpunim në fushën e mjekësisë ligjore.
“Gjatë kësaj vizite dy vendet do të nënshkruajnë marrëveshje në fushën e sigurimeve sociale, për njohje të ndërsjellë të patentë shoferëve, për bashkëpunim në mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, teknike dhe teknologjike, dhe bashkëpunim në fushën e mjekësisë ligjore.Pas Kroacisë, kryeministri Kurti udhëton për në Slloveni”, thuhet në njoftimin e ZKM-së, ku s’tregohen datat e udhëtimit nga Kroacia në Slloveni dhe kthimi në Kosovës..
Kurti duhet të paraqitet në Prokurori Speciale të Kosovës më 16 dhjetor, të hënën, në cilësinë e dëshmitarit për rastin e rezervave shtetërore

