Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se përtej rolit politik, si prind i dy vajzave e ka personale që Kosova të jetë vend i barabartë për vajzat dhe gratë.
“ Kjo shoqëri nuk është që nuk i mbështet gratë në politik sepse i ka dy gra presidente. Por fokusi jonë ka qenë që t’i japim gruas fuqi në parti. Në zgjedhjet e brendshme të LDK-së kemi zgjedhur dy gra nënkryetare. Doarsa dhe Hykmeta. Jehona Lushaku nënkryetare dhe Sibeli drejtoreshë”, tha Abdixhiku në Debat Plus.
Ai tha se është i interesuar që ta forcojë këtë në bazë, sepse 68% e grave janë jo aktive. “Unë jam i interesuar që ta forcojmë këtë në bazë, sepse na mungon kur mbajmë tubime e s’ka gra. Ato duhet të dëshmojnë që roli i gruas duhet të jetë në politik.
Përshëmbull a ka më shqetësuese, ku të dhënat e BQK-së thonë se 68% e grave janë joaktive.
Gratë në Kosovë janë në një sitem që janë të detyruar të rrijnë në shtëpi. ë detyruara në një sistem”, tha Abdixhiku

