Abdixhiku thotë se Kosova ka nevojë për investime: Nëse ruajmë paratë, na duhen 100 vjet për të përfunduar infrastrukturën

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kosova ka nevojë për më shumë investime.

Në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ai tha se programi politik i LDK-së “Rruga e Re”, ka plane konkrete për investime në të gjitha fushat.

banner

“Kosova ka nevojë për investime, investime kapitale që me këtë qeverisje për katër vjet kanë munguar”, tha Abdixhiku.

Sipas tij, me logjikën e ruajtjes ose mbledhjen e parasë, Kosovës i duhen 100 vjet për të përfunduar infrastrukturën.

“Me 12 miliardë euro buxhet, për 4 vjet, asnjë investim ose projekt që mbahet mend”, tha Abdixhiku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy