Presidenca: Të gjitha shtetet e QUINT-it i kanë pasur përfaqësuesit e tyre në pritjen për nder të 12 qershorit

by informim

Këshilltari për Media i presidentes Vjosa Osmani ka thënë se të gjitha shtetet e Quint-it kanë pasur përfaqësues në organizimin e përbashkët nga Presidenca, Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës.

Kupina thotë se vendet e ndryshme kanë pasur përfaqësim nga ambasadorë e zv.ambasadorë.

“Pritja për nder të 12 qershorit ka qenë organizim i përbashkët i Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës. Në këtë ceremoni nuk ka pasur bojkot të askujt. Në të kanë marrë pjesë ambasadorë të disa shteteve evropiane dhe aziatike, komandanti i KFOR-it, teksa përfaqësi të tjera diplomatike janë përfaqësuar nga zv.ambasadorë”.

Këshilltari për Media i presidentes Vjosa Osmani thotë se nuk është e vërtetë se ka pasur bojkot të ceremonisë shtetërore

“Të gjitha shtetet e QUINT-it i kanë pasur përfaqësuesit e tyre në ceremoni. Rrjedhimisht është e pavërtetë se ka pasur bojkot të ceremonisë shtetërore për 12 qershor”, ka deklaruar tutje Kupina

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy