19
Presidentja Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Drejtorin për Evropën në Shtëpinë e Bardhë, Mike Carpenter,
Këtë e ka bërë të ditur vetë Osmani, e cila ka shtuar edhe se, ajo e ka falënderuar Carpenter për kontributin dhe mbështetjen për Kosovën.
‘‘Në një darkë pune me Drejtorin për Evropën në Shtëpinë e Bardhë, Ambasadorin Mike Carpenter, e falënderova për kontributin e tij shumëvjeçar dhe mbështetjen e palëkundur për Kosovën e pavarur, sovrane dhe të integruar në strukturat euroatlantike’’, ka shkruar Osmani.