Rasti i rezervave shtetërore, Kurti sot nuk u shkoi, i fton prokurorët në zyrën e tij në “një ditë dhe orë të dakorduar”

by Nexhat

Kryeministri Kurti nuk është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë e tij në rastin e rezervave shtetërore.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, në një prononcim ka thënë se Kurti nuk mund të ishte i pranishëm sot për shkak se ai ndodhet jashtë vendit me agjendë të konfirmuar kohë më parë.

banner

Kryeziu shtoi se Kurti ka shprehur gatishmërinë që t’i mirëpresë prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga dy palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë.

“Prokuroria Speciale, përkatësisht prokurorët e rastit janë njoftuar se për shkak që kryeministri është jashtë vendit me agjendë të konfirmuar kohë më parë, ai nuk mund të jetë i pranishëm sot sipas ftesës së prokurorisë. Megjithëkëtë, kryeministri Kurti ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpres prokurorët e rastit në zyren e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dy palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë”, tha Kryeziu.

Sot para mediave u deklarua edhe zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi.

“Sot nga kabineti i kryeministrit Kurti, Prokuroria Speciale është informuar se kryeministri gjendet në udhëtim jashtë vendit dhe e ka të pamundur të paraqitet sot në prokurori”, tha ajo.

Sipas Kozmaqit, pasi që Kurti është në udhëtim jashtë vendit, atij do t’i bëhet një ftesë tjetër.

“Prokuroria Speciale konform legjislacionit në fuqi do të përgatisë një ftesë tjetër për kryeministrin Kurti për një datë tjetër.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy