Ish drejtori i KEK’ut e padit Armend Mujën për shpifje: Në të kaluarën rryma blihej me 40 deri 60 euro për MW, sot 400 euro

by Nexhat

Ish drejtori i KEK’ut, Njazi Thaçi, ka njoftuar se ka ngritur padi ndaj deputetit të VV’së, Armend Muja.

Thaçi ka thënë se deputeti Muja do të përballet me drejtësinë “për shpifjet që ka bërë ndaj meje në konferencën e 7 dhjetorit”.

banner

Ai ka shtuar se nuk është në garë politike por nuk do të lejojë “që puna dhe sukseset e KEK-ut të njollosen me gënjeshtra të turpshme dhe krahasime të trilluara”.

Thaci ka thënë që “asnjë fuqi në këtë tokë” nuk mund t’i mohojë rezultatet e KEK’ut.

“Jo Armend Muja e partia e tij, por asnjë fuqi në këtë tokë nuk mundet të mohojë rezultatet e KEK-ut, që janë arritur me përkushtim maksimal dhe me mundin e mijëra punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje. KEK-u ka qenë shembull në menaxhim, punë dhe përkushtim. Nga një ndërmarrje e shkatërruar dhe demoluar, kemi arritur ta kthejmë në ndërmarrjen publike më të suksesshme në shtet. Miliona euro i janë dhënë buxhetit të shtetit, dhe mbi të gjitha, kemi operuar duke e mbajtur çmimin më të lirë të energjisë në rajon dhe Evropë për qytetarët tanë.”

Thaçi ka thënë se në të kaluar një megawat blihet me 40 deri në 60 euro, ndërsa sot 400 euro.

“Realiteti është ky: Në të kaluarën energjia blihej me 40 deri 60 euro për MW, ndërsa sot kushton 400 euro për MW. Qytetarët atëherë paguanin 100% më lirë për energjinë sesa paguajnë sot.”

Ai ka folur edhe për postet që ai ka mbajtur në KEK.

“Unë kam qenë shef i prokurimit deri në tetor të vitit 2011 dhe nuk kam nënshkruar asnjë kontratë për import pas asaj date. Nga 9 maji 2013, KEK është privatizuar dhe importi ka kaluar te KEDS, operatori privat, i cili ka menaxhuar importin dhe eksportin deri në vitin 2019.”

Thaçi ka paralajmëruar që “një ditë, kur të vijë koha, do të flas hapur për hajnitë dhe shkatërrimin që i është bërë Korporatës gjatë këtyre viteve”.

“Është e dhimbshme të shohësh sesi është plaçkitur dhe keqmenaxhuar një ndërmarrje publike që dikur ka qenë shembulli më i mirë në nivel vendi.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy