Abdixhiku thotë se ndryshimi i madh po vjen: Shtet më i fortë dhe i sigurt për të gjithë

by Nexhat

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka qëndruar në qytetin e Lipjanit, nga ku edhe ka treguar planet e partisë që udhëheq ai për aspektin e Sigurisë, Mbrojtjes dhe Drejtësisë,

I pari i LDK-së ka bërë të ditur ndër tjerash ai si kryeministër planifikon që të rrisë numrin e policëve, ta bëjë nga 8 mijë sa është, në 10 mijë

banner

Po ashtu ai ka paraparë edhe pensionimin e hershëm të 2000 policëve.

‘‘Një ndër fokuset kryesore të Lidhjes Demokratike të Kosovës mbetet forcimi i Policisë së Kosovës. Kemi paraparë rritjen e numrit të policëve nga 8,000 në 10,000. Përfshirë dhe pensionimin e 2,000 policëve para kohës’’, ka thënë ndër tjerash ai.

Pos kësaj, Abdixhiku ka treguar edhe vizionin e tij për mbrojtje.  

‘‘Në mbrojtje kemi vizion shumë të qartë: Integrimin e Kosovës në Aleancën veri-atlantike në NATO’, ka deklaruar ai mes tjerash.

Sa i përket drejtësisë, ai ka deklaruar se do të bëjë vetting të pjesërishëm, ashtu edhe siç shihet me ligj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy