“VV partia e vetme që s’ka ofruar program”, Gorani: Për çka garoni ju?

by Nexhat

‘‘Four more years of what? (Edhe katër vite për çka?)’’, ishte pyetja që njohësi i çështjeve politike, Dukagjin Gorani, e shtroi mbrëmë në emisionin Pressing në T7, drejtuar partisë në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur më kërkesën e anëtarëve të kësaj të fundit që ta marrin nga qytetarët edhe një mandat të dytë qeverisës,

Gorani në fjalën e tij i bëri një analizë qasjes së VV-së dhe partive të tjera në lidhje me ofertën që ato kanë bërë ndaj qytetarëve për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke theksuar faktin se si, për dallim nga opozita, partia në pushtet ende s’ka marrë mundin që të publikojë programin e vet qeverisës.

banner

‘’Pra partia e VV është e vetmja që e ka publike listën e deputetëve e jo edhe programin. Zakonisht lista e deputetëve ish deshtë me reflektua programin qeveritar, ose programin që e ki ndërmend me shpalos para opinionit publik për zgjedhjet që do të vijnë. Lista e deputetëve ish deshtë me reflektua qato. LDK e ka bo, PDK e ka bo, AAK e ka bo, gati krejt partitë e kanë ofrua programin qeverisës. ‘‘Qeshtu e shohim na, qeto kanë me qenë pikat kryesore të tij, edhe qeky grup i njerëzve do ta përfaqësojë këtë program edhe do të garojë për këtë program’’’’, ka thënë ai ndër tjerash.

Tutje, Gorani kërkesës dhe aludimeve të anëtarëve të VV-së për 500 mijë vota, e rrjedhimisht për një mandat të dytë, iu kundërvu me disa pyetje, duke iu drejtuar VV-së se me çfarë arritjesh të këtij 4-vjeçari, po kërkojnë ata edhe njëherë të jenë në krye të qeverisë, duke kujtuar sferën ekonomike e investimet.

Po ashtu, ai theksoi sërish faktin se si VV-ja po del në zgjedhje si parti që synon pushtetin e jo si organizatë, e megjithatë të njëjtës i mungon programi.

‘‘Edhe ti e sheh listën e VV edhe thua: Për çka garoni ju? Program qeveritar nuk keni. Hajde zakonisht partitë që janë në pushtet garojnë me idenë e vazhdimësisë, pra kemi qenë në pushtet si qeveri. E kemi ndërmend edhe katër vjet. Four more years që thojnë në Amerikë gjatë zgjedhjeve. Four more years of what? Katër vjet të çkafit? Çfarë lloji i qeverisjes ka qenë këto katër vjet që me mujt me kualifikua si vazhdimësi? Katër vjet të investimeve? Katër vjet të rritjes ekonomike? Katër vjet të jetesës më të mirë? Katër vjet të çkafit? Edhe më në fund ti vjen në situatë me pa që partia VV e ka ndërmend me dal në zgjedhje si qeveri, e jo si organizatë politike edhe nuk ka program proaktiv, ose nuk ka program afirmativ’’, ka shtuar ai mbrëmë.

Pos kësaj, analisti i çështjeve politike, dha vështrimin e tij edhe për gjuhën përçarëse që po vjen nga një grup politik, në këtë rast VV-ja.

Ai tha se duke parë sjelljet e VV-së e fjalorin e saj ndaj kundërshtarëve, është duke u krijuar një klimë të pafavorshme elektorale.

Lidhur më këtë, ai potencoi se si, anëtarët e VV-së, kundërshtarët e tyre po i paraqesin edhe si njerëz kundër kombit.

‘‘Por e ka ndërmend me dal qysh ka dalë edhe para katër viteve, e ajo është e ka ndërmend me dalë kundër diçkafit. Që në vete është paradoks meqenëse ti je parti në pushtet, e dalja jote në zgjedhje kundër diçkafit është absurde. Sot dalin i lypin 500 mijë vota, jo për diçka, dalin i lypin 500 mijë vota kundër diçkafit. I lypin 500 mijë vota ashtu që ata të tjerët, opozita të mos ketë mundësi me marrë pushtet. Për mua kjo e shënon herën e parë që një parti që është në pushtet del ose synon votë kundër. Mua nuk më ka ndodh me pa në rajon e që besa as nëpër botë që partitë në pushtet opsesionohen me idenë që mos të fiton opozita ose të mos fiton tjetri,. Meqenëse krejt kjo po e ndërton një klimë shumë të pafavorshme elektorale. E ajo është kundërshtia binare, kur ti i ke dy grupe, ku së paku njëri prej tyre thotë kështu: Kush s’na voton neve, është kundër vendit, është kundër shtetit është kundër kombit. Kërkesa ‘‘neve na vyejnë 500 mijë vota’’, për mua interpretohet edhe si nisje e këtij narrativi të dëmshëm e ai është ‘ Kush s’është me neve, është kundër neve, e meqenëse ne jemi qeveri realisht kush është kundër neve është kundër shtetit’’, ka deklaruar ai mes tjerash mbrëmë

Këtu, duhet kujtuar se, përveç anëtarëve të VV-së, nga anëtarë të thjeshtë e deri tek deputet, gjuhë e ashpër e sulme kanë ardhur edhe nga vetë kryeministri Kurti.

Vetëm pak ditë më parë, ai në një konferencë për media i sulmoi pikërisht këto të fundit. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy