Bedri Hamza: Autostradat do t’i përfundojë, do të ketë lidhje të reja me to

by Nexhat

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka folur edhe për qeverinë aktuale, për mungesën e investimeve domethënëse në infrastrukturë dhe për vonesat e projekteve ekzistuese.

Hamza premtoi se të gjitha projektet e nisura do të përfundojnë dhe do të rikonstruktohen, duke përmirësuar lidhjet kryesore rrugore të vendit.

banner

“Autostrada e Gjilanit do të përfundohet, por jo vetëm deri në Gjilan, sepse nuk e jep efektin e plotë. Kjo autostradë duhet të vazhdojë deri te Dheu i Bardhë. Kamenicës duhet t’i krijohet lidhja me autostradën e Gjilanit. Po ashtu, rruga për Mitrovicë duhet të përfundohet në tërësi, ndërsa rruga për Pejë, që është një arterie shumë e rëndësishme dhe e ngarkuar, do të vazhdojë deri në Pejë”, tha Hamza.

Ai premtoi edhe disa lidhje të reja me autostradë, veçanërisht atë mes Duhlit dhe Banullës së Lipjanit.

Hamza përmendi edhe projekte të tjera të mëdha dhe kritikoi qeverinë aktuale për vonesat në zbatimin e tyre.

“Qeveritë e kaluara kanë pasur vonesa, por kanë përfunduar 22 kilometra. Aktualisht janë në projekt vetëm 9 kilometra, nga të cilët 4 kilometra janë në progres, ndërsa pjesa tjetër nuk ka filluar fare”, shtoi Hamza

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy