“Mos ju besoni fjalëve të Kryeministrit – Po kërkon më shumë pushtet për të mos bërë asgjë – E sfidoj listën e tyre – Arrogancë” – Bernard Nikaj për Kurtin dhe VV-në

by Nexhat

Bernard Nikaj nga PDK ka komentuar sot fjalimin e kryetarit të VV’së dhe kryeministrit Albin Kurti gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë.

Nikaj në emisionin ‘Pressing’ në T7 kërkon nga qytetarët që mos t’i besojnë fjalëve të Kurtit, por t’i shikojnë faktet.

banner

“Mos ju besoni fjalëve të Kryeministrit, por shikoni faktet, e faktet janë në lista, tek kandidatët, e tek programi. Tash po e shoh për herë të parë edhe sloganin: 500k edhe Qeveria Kurti 3. Kryeministri po bën fushatë për të marrë pushtet për vete, përderisa ne po bëjmë fushatë për të adresuar problemet e përbashkëta me qytetarin e Kosovës. Secili nga ne është qytetar i kësaj republike fillimisht, e pastaj politikanë, apo profesor apo cfarëdo”.

Tutje, Nikaj thotë se kryeministrit Kurti kërkon më shumë pushtet, për të mos bërë asgjë.

“Kryeministri kërkon më shumë pushtet për të mos bërë asgjë, ne kërkojmë besimin e qytetarëve për t’i adresuar problemet me të cilat qytetarët e republikave të Kosovës ballafaqohen cdo ditë”.

Ai po ashtu e ka sfiduar edhe listën e VV’së, për t’i krahasuar kandidatët e PDK’së me të VV’së, kokë më kokë, për të arriturat e tyre.

“Unë e sfidojë edhe listën e VV’së, kokë për kokë, t’i krahasojmë edhe arritjet para politikes, në politikë të secilit kandidat që gjendet në listën tonë, me ata që gjenden në listën e tyre. Një parti e cila e ofron një listë të tillë, e pretendon t’i marrë 500 mijë vota tregon arrogancën e pushtetit, nuk tregon kujdesin për problemin e qytetarit”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy