23
Gjatë ditës së sotme, parashikohet të mbajë mot me diell. Në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull në lugina dhe ultësira.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme në rajonin e Gjakovës, me shpejtësi prej 15-43 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 13°C, shkruan Meteo Kosova, përcjell Informim.net.