“Kazerma ‘Adem Jashari’ 6 orë pa rrymë’’, Deliu: Ku është ministri Maqedonci?

by Nexhat

Blerta Deliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se ushtarët e FSK-së në kazermën ‘Adem Jashari’, kanë mbetur pa energji elektrike,

Deputetja ka shtuar se ushtarët në këtë kazermë janë pa rrymë 6 orë në ditë.

banner

Postimi i plotë:

Sagë me ushtarët e FSK-së

Ushtarët e FSK-së edhe po mërdhijnë. Përpos pa ushqim e të nëpërkëmbur, tash ushtarët kanë mbet edhe pa energji elektrike.

Sapo më informuan se kazerma “Adem Jashari” është pa rryme 6 orë në ditë. Vetëm Shtabi i Përgjithshëm ka gjenerator, hapësirat tjera janë në mëshirë të fatit.

Ku është ministri Maqedonci që në emër të fushatës, tani duke qenë edhe kandidat për deputet, po mundohet të krijojë fabrikë municioni, e ushtarët i ka pa bukë e pa rrymë!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy