Përfundon mandati i Hovenier, Abdixhiku e pret në zyrë – ia dhuron 7 fanella të Kosovës për mbesat dhe nipin

by Nexhat

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, e ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e SHBA’së, Jeffrey Hovenier. Ai e ka falënderuar ambasadorin Hovenier për angazhimin e përkushtimin e tij si ambasador dhe si përfaqësues amerikan i viteve të shpalljes së pavarësisë.

Abdixhiku ka thënë se Hovenier ka qenë njohës i mirë i Kosovës, përfaqësues i mirë i interesave strategjike të SHBA-ve në Kosovë dhe kujdestar i përkushtuar i relacioneve mes dy popujve.

banner

“E falënderova për gjithë angazhimin e gjithë përkushtimin e tij, jo vetëm si ambasador, por dhe si përfaqësues amerikan i viteve të shpalljes së pavarësisë. Jeff ka qenë njohës i mirë i Kosovës, ka qenë përfaqësues i mirë i interesave strategjike të SHBA-ve në Kosovë; dhe mbi të gjitha kujdestar i përkushtuar i relacioneve mes dy popujve!”

Ai ka bërë të ditur se ia ka dhuruar nga një fanellë të kombëtares së Kosovës 6 mbesave dhe nipit të Hovenier.

“Jeff, ka qenë pasionant i futbollit kosovar. Kemi ndjekur bashkë lojëra të shumta të Kombëtarës së Kosovës. Në LDK, u kujdesëm që si gjysh i 6 mbesave e 1 nipi që është – Charlotte, Oliver, Lucie, Jacqueline, Katherine, Madeline, Amelia – me të kthyer në shtëpi, t’u dhurojë atyre nga një fanellë të kombëtares sonë me emrat e tyre në to. T’i mbajnë si kujtim të përhershëm nga shteti i fundit ku ai shërbeu si ambasadorë.”

Në fund, Abdixhiku ka thënë se pret që të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë dhe historik me ambasadorin e ri të administratës së re, të SHBA’së.

“LDK pret të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë dhe historik me ambasadorin e ri të administratës së re, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sepse lidhja jonë është ideologjike, është insitucionale, është afatgjate – tash e 35 vjet!”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy