Ardita Sinani: Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Çeku

by Nexhat

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku nuk është lejuar sot që të realizojë një vizitë zyrtare në Preshevë.

Kjo për shkak se shteti serb e refuzoi këtë.

banner

Në lidhje me këtë refuzim të hyrjes së tij në Serbi, ka reaguar kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.

Ajo tha se ky veprim është dëshmi e tentativave të vazhdueshme për të izoluar shqiptarët e Preshevës

Reagimi plotë:

Refuzimi i minutës së fundit – Akt tjetër izolimi ndaj shqiptarëve të Preshevës

Sot, në orën 12:30, ishte planifikuar vizita e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, z. Hajrulla Çeku, në Komunën e Preshevës. Pavarësisht kërkesës së bërë sipas protokolleve të Marrëveshjes së Brukselit, Zyra Ndërlidhëse në Beograd njoftoi refuzimin vetëm një orë para vizitës, duke shkelur afatin 48-orësh për përgjigje.

Ky veprim është dëshmi e tentativave të vazhdueshme për të izoluar shqiptarët e Preshevës.

Shqiptarët e Preshevës meritojnë trajtim të barabartë dhe respekt për të drejtat e tyre, ashtu si të gjithë qytetarët tjerë në rajon

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy