“Shpat Sokoli”, i dyshuar për kërcënimin e Ramush Haradinajn, është ndaluar e pas marrjes së deklaratës ai është liruar në procedurë të rregullt.
Këtë e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Prishtinë
“Lidhur me rastin për të cilin keni parashtruar pyetje, ju njoftojmë se fillimisht është ndaluar një person për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale kanosja, kurse pas marrjes së deklaratës i njëjti është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa prokurori i shtetit është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen në tërësi të rastit.”
Sokoli dyshohet se e ka kërcënuar kryetarin e AAK’së, Ramush Haradinaj, përmes një komenti në Facebook.
“O ta q*ift nanën Albini me krejt Serbinë. Flliqësinë fujjjj. Publikisht po të tham ti e meriton vec ni plumb të dryshkt në ball. Hajn i klubeve të Zvicrës”, ka komentuar ai.
Pasi u përhap lajmi për këtë kërcënim, llogaria me emrin “Shpat Sokoli” u zhduk dhe u fshinë të gjitha postimet dhe fotot.
Më pas një profil tjetër Luftung Motage Anlage ka shkruar se ai është Shpejtim Sokoli dhe se nuk është personi që e ka kërcënuar Haradinajn.
Ai ka shtuar se nuk posedon asnjë profil me emrin Shpat Sokoli.
“Sot jemi të shqetësuar nga kërcënimet që një person me emrin në Facebook, Shpat Sokoli, i ka bërë ndaj Kryetarit të AAK-së, z. Ramush Haradinaj. Ne dënojmë ashpër këto kërcënime dhe nuk pajtohemi kurrsesi me një formë të tillë komunikimi. Njëkohësisht, dëshiroj të sqaroj publikisht se unë, Shpejtim Sokoli, ( i thirrur Shpat) nuk jam personi që ka kërcënuar z. Haradinaj. Familja jonë është familje dëshmorësh dhe martirësh, e cila ka dhënë gjithçka për Kosovën tonë. Me familjen Haradinaj ndajmë të njëjtat vlera dhe histori sakrifice. Sot kam ardhur në Kosovë për festat e fundvitit dhe këtu jam njoftuar për këtë rast. Lus Policinë e Kosovës të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për hetimin dhe zbardhjen e kësaj çështjeje, duke bërë që personi në fjalë të dalë para drejtësisë sa më shpejt. Në kohën e avancimit teknologjik, është shumë e lehtë për organet kompetente të identifikojnë profilet në rrjetet sociale. Sidomos kur në foton e profilit shihet përsoni. ( Shihni fotot e postuara më heret nga profili i përsonit në fjalê të cilat jabë marrë pêrpara se ai ti fshij.) Gjithashtu, familja jonë është shumë e shqetësuar nga publikimet në media që aludojnë në mënyrë të pavërtetë për mua. Ju lutem, mos vazhdoni të më inkriminoni as mua dhe as emrin e familjes sime. Po konsultohem me avokatin tim, dhe do të ndjekim rrugët ligjore ndaj Nacionales për dëmtim të imazhit tim. Gjithashtu lus deputetin Bekë Berisha të distancohet e të përmbahet nga deklarimez e tij se përsoni është nga fshati Meje. Nga Berisha dhe Nacionale pres kërkimfalje publike. Shpejtim Sokoli P.S.: Ky është profili im në Facebook dhe nuk posedoj profil me emer „Shpat Sokoli“.”, ka shkruar ai.