Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ftuar në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini, ka folur rreth kandidaturës së Bedri Hamzës për postin e kryeministrit.
Duke u përgjigjur ndaj pyetjeve të opinionistëve lidhur me këtë zgjedhje, Krasniqi theksoi se Hamza gëzon një përvojë të jashtëzakonshme institucionale krahasuar me kundërkandidatët e tij. “Bedri Hamza e ka përvojën e pakrahasueshme institucionale dhe të lidershipit në të gjitha nivelet,” deklaroi Krasniqi.
Ai gjithashtu apeloi te votuesit që të marrin parasysh përvojën dhe të kaluarën e Hamzës gjatë vendimmarrjes së tyre.
“Unë besoj që punëdhënësit, që në këtë rast janë votuesit e Kosovës, duhet të marrin parasysh edhe përvojën, edhe të kaluarën, edhe atë çka ka bërë,” shtoi Krasniqi.
Krasniqi e përshkroi Hamzën si një lider me vlera të padiskutueshme dhe të gjitha karakteristikat e nevojshme për të udhëhequr vendin.
“Hamza ka karakterin dhe të gjitha karakteristikat që i duhen një udhëheqësi për me e çu vendin aty ku ne po besojmë,” tha ai