Mori 5 mln lekë kredi për ta ndihmuar, vajza mashtrohet nga shoqja e saj e ngushtë

by Merita

Një histori mashtrimi është bërë sot pjesë e emisionit tonë. Protagoniste është një 26-vjeçare, e cila rrëfen se si kishte arritur të merrte në mirëbesim kredi në emër të shoqes së saj. Pavarësisht pretendimeve se e kishte mike të ngushtë, vajza është futur në kurth.

“Më tha të lutem më ndihmo, sepse unë nuk mundem dot të marrë kredi, por më duhen paratë, sepse ia kam borxh një zotërie dhe po më kërcënon. Mora kredi me emrin tim në vlerën 5 milion lekë. Me premtonte çdo muaj që do bënte pagesën. Kaloi shkurti, e kaloi marsi, e muajt me radhë asnjë gjë. Nuk ka paguar asnjë këst. Filloi pastaj të mashtronte duke përfshirë persona imagjinarë, sikur do m’i shlyenin ato, por më kot. Tani madje ka filluar të sillet edhe keq, duke më thënë se e kam acaruar me kërkesën e llogarisë. Unë asaj i kam besuar shumë, shumë. Duke ditur rrethanat e shoqërisë tonë nuk e prisja të ma bënte këtë gjë, të më linte në baltë, ose të më ngulte thikën pas shpine. Unë po vuaj stress nga ajo.”

banner

Në këto kushte, ballafaqohemi me shoqen e Manjolës. Fillimisht pohoi se nuk e kishte mashtruar, por nuk i kishte paguar për arsye se nuk kishte pasur mundësi.

“Nuk kam pasur lekë, por ju lutem mos më nxirrni në televizor”.

Duket që shoqës më shumë i intereson imazhi i saj, sesa shqetësimi që i ka shkaktuar Manjolës. E ndjerë nën presionin e kamerës më në fund kërkoi ndjesë publike dhe premtoi se do t’ia shlyente sa më shpejt të mundej.

“Më lini një javë kohë, sa t’i gjej dhe do t’ia jap. Nuk po mashtroj.”

Gjatë kësaj kohe, Manjola e kishte humbur besimin se do t’i merrte paratë, që i duheshin për të shlyer kreditë. Bankat nga ana tjetër i bënin presion, që duhet t’i paguante sa më parë, në të kundërt do t’i konfiskonin pasuritë.

Por shoqja nuk gënjëu kësaj here. Në takimin e dytë, ajo erdhi sëbashku me faturat, që vërtetonin se kishte shlyer borxhet. Më në fund, Manjola u çlirua nga detyrimet, që kishte marrë përsipër për t’i ardhur në ndihmë ish-shoqes së saj./ Piranjat

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy