“Vuçiq është në kohën shtesë”, Osmani: Ja kush mund ta vrasë nëse tradhton Rusinë

by Nexhat

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, duke komentuar protestat masive të mbajtura kundër Vuçiçit në Serbi, deklaroi se pavarësisht kësaj proteste frika më e madhe e presidentit serb është Kisha Serbe, pasi kjo e fundit mund “ta vrasë” nëse ai Vuçiç Rusinë.

Sipas ekspertit, Vuçiqi tashmë është në kohën shtesë, pasi “fryma që fshihet pas protestave masive po i jep paralajmërimin e fundit, se ai nuk mund të vijojë më lojën politike me tre porta”.

banner

“Vuçiq e di që nuk e vrasin njerëzit që dalin në shesh. Atë e vret vetëm kisha serbe nëse tradhton Rusinë. Vuçiqi ka një frikë tjetër të madhe. Ai pa vetëm para pak ditësh një nga aleatët strategjik më të mëdhenj të Vladimir Putinit, Bashar al-Assadin, që ra për 12 ditë sepse u bë marrëveshja. Turqit u morën vesh me amerikanët dhe izraelitët”.

“U morën vesh edhe me Rusinë dhe me Iranin që mbaroi loja e këtij, secili mori nga një llokëm të veten. Vuçiqi e kupton shumë mirë se çfarë do të thotë të kesh gjithë perëndimin në shpinë dhe të kesh Rusinë e Putinin në një moment të dobët”, tha Osmani për Euronews Albania.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy