Vlora Çitaku, sekretare e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar pas konferencës e djeshme të kryeministrit Albin Kurti i cili paralajmëroi se mund të ketë sulme të tjera në veri të vendit,
Çitaku për këtë deklaratë të Kurtit, ka ironizuar duke thënë se ky ‘‘paralajmërim apokaliptik’’ ka qenë një dhuratë për qytetarët nga qeveria.
Ajo po ashtu ka përmendur edhe një dhuratë tjetër në mënyrë ironike të qeverisë për qytetarët e që ka qenë ndërprerja e gjatë e energjisë elektrike.
Postimi i plotë:
Dje në vigjile të Kërshëndellave, qytetarët e Kosovës pranuan dy “dhurata” nga qeveria.
E para, ndërprerjet e gjata të energjisë elektrike shoqëruar me faturat astronomike për qytetarët tanë, dhe e dyta, paralajmërimet apokaliptike të Kryeministrit për sulme nga Serbia.
Pra, mantra e vetme operuese e kësaj kaste udhëheqësish është mbjellja e pasigurisë, paparashikueshmërisë, dhe frikës.
Turp kryeministër. Keni ardhë në detyrë me mandat të fuqishëm për të zgjidhur probleme, jo për tu bërë falltor.
Kryeministër, detyra e juaj është t’i mbani dritat ndezur, t’i parandaloni sulmet, dhe të krijoni ambient të sigurtë. E jo të na thuani “shujë, se mundet me u ba edhe ma keq”.
Jo. Kosova mundet ma mirë.