Presidentja Osmani e pamëshirshme ndaj të burgosurëve, nuk e fali asnjë prej tyre

by engel

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, as gjatë vitit 2024 nuk ka plotësuar ndonjë nga kërkesat e të burgosurve, për faljen e dënimeve edhe pse kërkesat e të burgosurve për faljen e dënimeve nuk kanë qenë të vogla.

“Gjatë këtij viti (01.01.2024 -13.12.2024), Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pranuar gjithsej 94 kërkesa për falje nga personat e dënuar. Këto kërkesa janë përcjellë për shqyrtim në Zyrën e Presidentes. Deri më sot, datë 30.12.2024, Shërbimi Korrektues i Kosovës nuk ka pranuar asnjë dekret për falje nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës”, kanë thënë nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

banner

Ndërkaq, nga Presidenca kanë thënë se Komisioni për Falje ka rekomanduar për falje një të dënuar, dhe ky rekomandim është në procedurë të shqyrtimit.

“Gjatë vitit 2024 janë pranuar njëqind e pesë (105) kërkesa për falje të personave të dënuar të cilat janë duke u shqyrtuar nga Komisioni për Falje. Deri tani janë shqyrtuar tetëdhjetë e nëntë (89) kërkesa për falje të personave të dënuar, ndërsa gjashtëmbëdhjetë (16) prej tyre janë në pritje të shqyrtimit nga Komisioni, pas kompletimit të tyre me informata shtesë. Këtë vit Komisioni për Falje ka rekomanduar për falje një të dënuar, dhe ky rekomandim është në procedurë të shqyrtimit nga Presidenca”, ka thënë për Dukagjinin këshilltari për media në Presidencë, Bekim Kupina.

Nga viti 2009, mbi 300 persona janë falur nga Presidenca, ndërsa paraardhësi i Osmanit, Hashim Thaçi, kishte falur mbi 10 të burgosur gjatë mandatit të tij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy