40
Arrestohet në Londër boksieri shqiptar Florian Marku me qëllim ekstradimi në Greqi. Ai akuzohet për disa vepra penale gjatë kohës kur jetonte në shtetin grek.
Bëhet fjalë për një ngjarje të vitit 2010, kur Marku është përleshur në një klub nate në Selanik me disa shtetas rusë. Për këtë ngjarje rëndon një dënim prej 7 vitesh burg, nga të cilat Marku ka vuajtur vetëm 1.5 vite bën të ditur shtypi grek. 32-vjeçari ka pranuar ekstradimin.