Kreu i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, në një tubim në një odë në Kosovë, ka rrëfyer për kthimin e tij nga Anglia, për të jetuar e punuar në Kosovë.
Abdixhiku dëgjohet duke thënë se vendi i huaj s’bëhet asnjëherë i yti. Kandidati për kryeministër ka thënë se s’ke pse t’ia thuash një gjë të tillë dikujt që është në hall, meqë një njeri me halle e ka mendjen tek obligimet, shkollimi i fëmijëve e për të paguar fatura.
Ai ka thënë se i di këto halle meqë edhe vetë jeton në Kosovë dhe i shkollon fëmijët në Kosovë, e jo në ndonjë shtet të huaj.
“Qeto probleme i kam edhe unë bashkarisht me krejt dhe jam i interesuar me e ndreq këtë vend, sepse ky vend është i ndreqshëm me njerëz të mrekullueshëm”, ka thënë Abdixhiku
Video:
https://www.tiktok.com/embed/v2/7457496458233761029?lang=en-US&referrer=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Flumiri-ne-ode-jam-kthyer-nga-anglia-duhet-ta-ndreqim-kete-vend-te-vuajtur-prej-serbise-tranzicionit-e-fukarallakut%2F