Pamje trishtuese nga Los Anxhelos – Nga vendi i ëndrrave, tek një vend krejt i shkatërruar

by Nexhat

Dy zjarret më të mëdha që kanë përfshirë ndonjëherë Los Anxhelosin në Shtetet e Bashkuara këtë javë, i kanë shkaktuar 10 vdekje dhe i kanë shkatërruar të paktën 10.000 shtëpi, ndërtesa dhe struktura të tjera, thanë zyrtarët të premten.

Zyrtarët në Los Anxhelos njoftuan se zjarri “Eaton”, i cili u ndez të martën mbrëma, i ka rrënuar më shumë se 5.000 struktura. Ky term përfshin shtëpi, ndërtesa banimi, biznese dhe automjete.

banner

Një zjarr tjetër në perëndim të Los Anxhelosit, më i madhi që e ka përfshirë këtë zonë ndonjëherë, i ka shkatërruar mbi 5.300 struktura.

Numri i të vdekurve nga zjarret u rrit në 10 nga shtatë, njoftuan zyrtarët shëndetësorë në Los Anxhelos në një përditësim natën e së enjtes.
Sherifi i Qarkut të Los Anxhelosit, Robert Luna, tha në një konferencë për shtyp se numri i të vdekurve pritet të rritet.

“Duket sikur një bombë atomike ka rënë në këto zona. Nuk presim lajme të mira dhe nuk po i presim me padurim ato shifra”, tha Luna.

Të gjitha zjarret që shpërthyen këtë javë në Los Anxhelos kanë përfshirë një hapësirë prej 40-kilometrash në veri të qendrës së qytetit, duke nxitur një ndjesi frike dhe trishtimi në gjithë qytetin e dytë më të madh të vendit.

Qeveria amerikane nuk ka lëshuar ende shifra për koston e dëmeve të shkaktuara apo për numrin e strukturave të shkatërruara.

AccuteËeather, një kompani private që ofron të dhëna për motin dhe ndikimin e tij, tha të enjten se dëmet dhe humbjet ekonomike kanë shkuar në 135-150 miliardë dollarë.
E pamjet e realizuara së fundit atje tregojnë një vend krejtësisht të rrënjosur nga zjarret, që nuk ngjason më aspak me vendin perfekt të Los Anxhelosit.

Josh Edelson

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy