Mbledhja urgjente në Gjilan pas vrasjeve në fundjavë, Hyseni: Kërkova rritjen e kontrolleve policore dhe policë në shkolla

by Nexhat

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni tha se ka kërkuar rritjen e kontrolleve policore për armëmbajtje pa leje dhe shtimin e policëve në shkolla pas vrasjeve të fundjavës që tronditën këtë qytet në juglindje të vendit.

Hyseni tha në një postim në Facebook se sot u mbajt një mbledhje urgjente e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi ku ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Enver Dugolli.

banner

“Sot kemi mbajtur mbledhjen urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për të adresuar situatën e sigurisë pas ngjarjeve të fundit tragjike. Në këtë takim, ku mori pjesë edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Enver Dugolli, u njoftuam nga afër me detajet e rasteve përmes drejtorit rajonal dhe komandantit të stacionit të policisë. Gjatë mbledhjes kërkova zyrtarisht rritjen e kontrolleve policore për armëmbajtje pa leje dhe shtimin e prezencës së policisë në shkolla për të garantuar sigurinë e fëmijëve tanë”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Hyseni tha se kanë ofruar “bashkëpunim të plotë e të pakursyer me organet e rendit dhe se “secili përfaqësues institucional mori për obligim një angazhim të shtuar për të parandaluar ngjarje të tilla në komunën tonë”.

“Mbrojtja e jetës së qytetarëve tanë mbetet prioriteti ynë kryesor dhe do të punojmë me vendosmëri për të garantuar qetësinë dhe rendin publik në çdo pjesë të Gjilanit”, shkroi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy