Arifi për Gërvallën: Mjerim për Kosovën kënd e ka pasur ministre të Jashtme

by Nexhat

Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, pati kritika të ashpra në adresë të ministres së Jashtme Donika Gërvalla.

Arifi punën e Gërvallës e vlerësoi jashtëzakonisht të dobët.

banner

“Ka qenë mjerim për Kosovën kënd e ka pasur ministre të Jashtme. Pa nivel, reprezantivitet, pa fokus, arrogante, e hidhëruar që e ka përdorur për qërim hesapesh, gjuajtje shtrigash në ministri. Fyerje dhe sharje të opozitës. Kjo ka qenë ministrja”, tha Arifi.

Ai theksoi se derisa politika e jashtme e Kosovës, udhëhiqet nga Albin Kurti e Donika Gërvalla, s’ka progres.

“As nuk ke njohje, as nuk ke progres. Ke regres me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ke regres me Bashkimin Evropian”, theksoi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy