“Turpnohna që kam punu me këtë njeri – mashtrues – bëhet skllav kur ka nevojë”, / Si e përshkruan ish-bashkëpunëtori Kurtin?

by Nexhat

Ish-bashkëpunëtori i Kurtit, Florin Krasniqi thotë se ndjehet i turpëruar që ka punuar me Kurtin.

Krasniqi në emisionin Pressing në T7 thotë se Kurti është mashtrues, dhe se është e turpshme që Kosova ka një kryeministër të tillë.

banner

“Në fushatën e fundit, më vjen turp pse kom punu me këtë njeri. Trupërohem. Kom mendu që është personalitet i dyfishtë, e ju falen gjanat. Një fakt: Kur ka nevojë për dikë, mënyrën qysh ja jep dorën, qysh i ul edhe gujt. Është një fotografi skllavërore, përulet, më fal të lutem. Thirr në telefon Devollt me lyp pare: ju lutem mos po ju pengoj. E tani kur del fol sikur Benito Musolini, e kap foltoren me dy duar. Është mashtrues, është e turpshme me pas një kryeministër ksi mashtruesi”, tha ai.

Ai përmendi edhe deklaratat e Kurtit në Pejë për të ndjerin Ibrahim Devolli, për të cilin thotë se e gjithë kjo është çnjerëzore.

“Një gjë që më bën të ndihet shumë keq, i ndjeri Ibrahim Devolli nuk ka maru bicikleta, por motor sharra. Ka qenë mjeshtri më i mirë në Kosovë për motor sharrë, ka qenë burrë i vecantë. Djemt e tij janë punëtorë punojnë natë e ditë. Me ju ra në shpinë në këtë mënyrë, është çnjerëzore”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy