Sekretarja e Përgjithshme e PDK’së, Vlora Çitaku thotë se ky pushtet aktual dëshiron të sundojnë, pasi nuk dinë të qeverisin, e që sipas saj, të sundosh është shumë lehtë, pasi përdor vetëm forcë dhe diktat.
Çitaku në emisionin Pressing në T7 këtë qeveri e quajti ‘kastë fjalamanësh’.
“Unë policinë e Kosovës e kam respektuar si në pushtet, ashtu edhe në opozitë. PDK’ja, himnit i është ngritur në këmbë, si në pushtet, ashtu edhenë opozitë. Kurrë nuk ka ndodh që të kemi instrumentalizim të institucioneve deri në këtë masë edhe sulm të qeverisë ndaj institucioneve të pavarura. Nga foltorja e Kuvendit është sulmuar Gjykata Kushtetuese, e cila ka rrëzu president, ka rrëzu qeveri e kryetarë komunash. Është sulmuar Prokuroria, gazetarët. Është një kastë fjalamanësh, që duan të sundojnë, sepse nuk dinë të qeverisin. Me sundu është lehtë, sepse operon me forcë edhe me diktat, me qeverisë duhesh edhe me ditë”.
Tutje, ajo tha se Qeveria Kurti e keqpërdori Policinë e Kosovës, duke përmendur emrin e një polici të rënë në detyrë, në tubimin e tyre elektoral.
Këtë, Çitaku e quajti të turpshme, të ultë, e përbuzëse.
“Fatkeqësisht edhe për Kosovën, këto kanë qenë 4 vite të humbura. Keqpërdorimi më i madh i Policisë së Kosovë, është kur thirret emri i një polici që ka rënë në detyrë, në një tubim elektoral. Është e turpshme, e ultë, përbuzëse. Cfarë vlerash po instalojmë në një shoqëri?”, përfundoi Çitaku.